Jump to content

Loro Boriçi (stadium)

Coordinates: 42°04′12″N 19°30′24″E / 42.07000°N 19.50667°E / 42.07000; 19.50667
Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Stadiumi "Loro Boriçi")
Stadiumi Kombëtar Loro Boriçi
Emrat në të kaluarënStadiumi Vojo Kushi (1953–1990)
VendndodhjaShqipëria Shkodër, Shqipëri
Koordinatat42°04′12″N 19°30′24″E / 42.07000°N 19.50667°E / 42.07000; 19.50667
PronariBashkia Shkodër
OperatoriKF Vllaznia
Kapaciteti16.000[1]
Madhësia e fushës105 x 68 m
SipërfaqjaBari
Ndërtimi
Gurthemeli1939
Hapur1953
Rinovuar2001, 2015, 2016
Rrënuar2015
Çmimi i ndërtimit17 milion (vetëm rekonstruktimi në vitin 2016)
ArkitektiBolles+Wilson
Përdoruesit
KF Vllaznia
Kombëtarja shqiptare e futbollit
Përfaqësuesja kosovare e futbollit (vetem në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2018)

Stadiumi Loro Boriçi është një stadium multi-qëllimor në Shkodër, Shqipëri, aktualisht përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit dhe është shtëpi e KF Vllaznia. Pas renovimit në vitin 2016, ajo ka një kapacitet rreth 16.000 vende.[2] Stadiumi është edhe stadiumi i dytë më i madh në Shqipëri pas Stadiumit Qemal StafaTiranë.[3]

E ndërtuar në vitin 1953 dhe e emertuan me emrin stadiumi Vojo Kushi, një hero i Luftës së Dytë Botërore, ajo u riemërua në 1990, me emrin stadiumi Loro Boriçi, një lojtar i famshëm nga ky qytet në vitet 1940 dhe 1950, i cili sidomos ishte rezerva e Silvio Piola në SS Lazio.

Stadiumi priti ekipin kombëtar të Shqipërisë në futboll në një ndeshje kundër Rusisë në 29 mars 2003, kjo ndeshje ishte ndeshje per eliminatoret e UEFA Euro 2004. Ndeshja përfundoi në një fitore 3-1 për Shqipërinë.

Rekonstruktimi në vitin 2015

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në tetor të vitit 2014, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka premtuar rindërtimin e stadiumit, e cila ishte rinovuar në vitin 2001.[4] Ai tha se stadiumi do të jetë me një kapacitet të përtërirë prej rreth 20.000 vende. Më 3 maj 2015, punimet e ndërtimit, ka filluar zyrtarisht, duke e çuar në stadium me një kapacitet prej 15.993 vendesh[5] Më 5 Prill 2017, Qeveria Shqiptare mori vendim për të përmirësuar infrastrukturën e stadiumit Loro Boroci duke i akorduar shumën prej 75 million lekë. Më këtë vendim pista e atlektikës në Shkodër do të jetë e veshur në tartan. Ky vendim do të zbatohet nga Federata Shqiptare e Futbotllit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, duke i shërbyer kësisoj atletikës.[6]

Stadiumi Loro Boriçi si stadium i Përfaqësueses kosovare te futbollit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stadiumi Loro Boriçi pritet të jetë stadium i përfaqësueses kosovare te futbollit gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2018, për shkak se dy stadiumet kombëtare të futbollit të Kosovës janë nën renovim,[7][8] ndërsa Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në një postim në Facebook, ai thotë se ekipi i ri i përfaqësueses kosovare në futboll do të luajë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2018 në stadiumin Loro Boriçi.[9]

  1. ^ https://www.youtube.com/watch?v=o_BL4Ob6z2Q
  2. ^ https://www.youtube.com/watch?v=o_BL4Ob6z2Q
  3. ^ "World Stadiums - Stadiums in Albania". World Stadiums. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2019. Marrë më 30 korrik 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Edi Rama: Doshi, Frroku e Çela, merrni Vllazninë. "Loro Boriçi", arenë europiane". Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2014. Marrë më 8 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ https://www.youtube.com/watch?v=o_BL4Ob6z2Q
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2017. Marrë më 24 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Këto janë 11 stadiumet e Superligës dhe asnjëri nuk i plotëson kushtet (Foto)". telegrafi.com. Marrë më 1 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ ""Loro Boriçi", shtëpia e përkohshme e Kosovës". Radio Televizioni i Kosovës. Marrë më 28 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ ""Loro Boriçi" i rilindur gati për kolaudim (Foto)". Edi Rama. Marrë më 11 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]